
Një person ka mbetur i plagosur me armë gjahu mëngjesin e kësaj të marte në Durrës pas një konflikti.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. H. ka plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasin L. P., 28 vjeç.
Menjëherë pas plagosjes i riu është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore ku raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të shtetasit G. H. dhe pas 1 orë ndjekje, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit G. H., 32 vjeç, banues në Perlat, Manzë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet për dokumetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



