Gjykata liroi nga qelia dy të arrestuarit për djegin e flamurit serb duke i lënë në detyrim paraqitje.
Dy personat e arrestuar për djegien e flamurit serb gjatë protestës së të hënës përpara Kryeministrisë, organizuar nga Sali Berisha kundër “Open Ballkan” dhe vizitës së Presidentit Vuçiç dolën mesditën e sotme para gjykatës.
Astrit Cara dhe Besnik Balani akuzohen për “Nxitje të urrejtjes” dhe “Poshtërim i Republikës dhe i simboleve të saj”.
Prokuroria kërkoi që dy të arrestuarit të hetohen në gjendje të lirë me masën e detyrimit për t’u paraqitur. Gjykata e pranoi kërkesën.



