
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, nisën procedimin penal për shtetasit I. D., 43 vjeç, banues në Patos, V. Z., 21 vjeç, banues në Ballsh, dhe Xh. Sh.(Gj)., 32 vjeçe, banuese në Tiranë.
Sipas policisë, ata kanë përfituar shuma parash nga shtetas të huaj, nëpërmjet mashtrimit duke iu ofruar viza elektronike të falsifikuara.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



