
Një automjet është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve nga policia, mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 11.
Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësen, ku bënë të mundur edhe shuarjen e flakëve. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Më datë 31.12.2020, në orën 06:30, në lagjen nr.11, Durrës, ka marrë flakë mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë nga një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e ngjarjes.



