Një punonjës i Policisë Rrugore në Durrës, ka mbetur u plagosur mbrëmjen e së martës pasi është përplasur nga një automjet. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur pranë muzeut të dëshmorëve, ndërsa Gentian Hoxholli ka qenë në shërbim kur u përplas nga një automjet, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë;
Rreth orës 19:45, në lagjen nr. 9 Durrës, automjeti me drejtues shtetasin R. A, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin G. H, (punonjës policie) i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit shtetasi R. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



