Dy automjete janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:40, në lagjen “5 Maji”.
Mjetet ishin në pronësi të M.K. dhe N.D., banues në Elbasan.
Si pasojë e zjarrit, automjetet janë djegur pjesërisht. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



