
Masakra e Krushës së Madhe në Rahovec është një nga masakrat më të mëdha që kreu ushtria serbe gjatë luftës në Kosovë, mbi popullatën civile.
Sot 25 vjet më parë, më 25 mars u masakruan 243 persona e u dogjën 893 shtëpi, ku sipas një dëshmitari, forcat serbe kishin planifikuar të masakronin 500 persona.
Edhe pas 25 vjetësh për këtë masakër nuk është dënuar askush.
Ndërsa disa nga varret janë ende të zbrazëta, pasi që një numër i konsiderueshëm i personave të vrarë barbarisht nga forcat paramilitare serbe rezultojnë ende të pagjetur.
Masakra në Krushë të Madhe u bë një pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër Slobodan Milosheviçit dhe udhëheqësve të tjerë serb politikë dhe ushtarakë.



