Prerje e paligjshme e drunjëve/ Procedohen penalisht pesë shtetas në Bulqizë

Prerje e paligjshme e drunjëve/ Procedohen penalisht pesë shtetas në Bulqizë

Policia e Dibrës ka nisur procedim penal për pesë shtetas, të cilët u kapën duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme

Gjithashtu janë sekuestruar 22 m³ lëndë drusore dhe 3 automjete që do të përdoreshin për transportin e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe Bulqizë, në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, në  fshatin Tartaj në Dibër dhe në fshatin Sopot, në Bulqizë,  kanë kapur në flagrancë shtetasit G.P., G.H., Sh.K.,  U.A dhe A.A, duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.

Në vijim të veprimeve të kryera për këto raste, shërbimet e Policisë  referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 5 shtetasit e lartëpërmendur, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gjithsejt, 22m³ lëndë drusore, të grumbulluara në zona të ndryshme të këtyre fshatrave dhe 3 automjete që do të përdoreshin për transportin e lëndës drusore.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy