Një vatër zjarri është shënuar sot në Zhulaj të Memaliajt ku është djegur një sipërfaqe toke 1 dynym teksa shkaku i zjarrit ende nuk dihet
Në vendngjarje kane shkuar tre forca policore dhe tre forca zjarrfikëse.
Ndërhyrja e forcave operacionale po mundëson izolimin dhe fikjen e zjarrit duke mos lejuar djegien e ullinjve pranë vatrës së zjarrit.
Për fikjen e zjarrit po veprohet me pompa shpine, për shkak të terrenit kodrinor.



