Dy të rinj gjobiten me 700 mijë lekë, pasi thyen karantinimin

Dy të rinj gjobiten me 700 mijë lekë, pasi thyen karantinimin

Dy të rinj, një nga Dibra dhe një nga Pogradeci janë gjobitur nga policia me nga 700 mijë lekë gjobë pasi thyenë rregullin për vetëkarantinim.

Policia thotë se shtetasi E.S., u gjobit në vlerën e 700 mijë lekëve. Sipas policisë ky person pasi ishte kthyer nga Italia, një zonë e prekur nga koronavirusi nuk është bindur udhërit të policisë për tu vetëkarantinuar.

“Gjatë kontrolleve që ka bërë, Policia ka konstatuar se ky shtetas ka frekuentuar ambiente të jashtme në fshatin e tij. Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19", Policia e ka ndëshkuar këtë shtetas, me masën administrative në vlerën 700.000 lekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia apelon edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që janë njoftuar për vetëkarantinim që të zbatojnë me rigorozitet këtë detyrim në të mirë të shëndetit të tyre dhe njerëzve të tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy