Në kërkim në Kosovë për vjedhje të rëndë, kapet në Kukës për t’u ekstraduar

Në kërkim në Kosovë për vjedhje të rëndë, kapet në Kukës për t’u ekstraduar

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kosovare, për vjedhje të rëndë, është vënë në prangat e policisë së Kukësit, në fshatin Borje me qëllim ekstradimin. 

 

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative uniformat blu lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Kosovë, S. Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Borje. 

 

24-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Kosovë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 24-vjeçarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy