Mësuesi 39-vjeçar nga Shkodra, vdes pas infektimit me Covid-19

Mësuesi 39-vjeçar nga Shkodra, vdes pas infektimit me Covid-19

Një mësues 39-vjeçar humbi jetën gjatë ditës së sotme pasi u infektua me COVID-19.

Bëhet fjalë për mësuesin e matematikës, në shkollën “Haxhi Shën Shamia” në Shkodër, Gazion Rusi.

Mësuesi-39-vjeçar prej disa ditësh ndodhej i intubuar në spitalin Covid-2 në Tiranë.

Dyshohet se Rusi vuante nga astma por që nuk ishte në dijeni.

Rusi ushtronte profesionin e mësuesit prej 15 vitesh.

Një ditë më parë, nga Shkodra, u bë apel për ndihmë për dërgimin e tij në spitalet e Turqisë.

Për humbjen e parakoshme të mësuesit të Shkodrës Gazion Rusi ka reaguar edhe myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari.

Ai e konsideron Rusin, si “model i pastërtisë, i moralit, i përkushtimit, i sakrificës në heshtje, i lodhjes me buzagaz, i vullnetarizmit ndërtues, i fjalës së ëmbël, i këmbënguljes për më të mirën”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy