Greva në burgje/ Ministria e Drejtësisë: Ka nisur hetimi për organizatorët

Greva në burgje/ Ministria e Drejtësisë: Ka nisur hetimi për organizatorët

Ministria e Drejtësisë reagoi për grevën e urisë të organizuar në burgje nga të burgosurit.

Sipas njoftimit të ministrisë, ekipi drejtues i ri i komanduar në IEVP Peqin, në bashkëpunim me ekipin e Drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, kanë arritur që të përmbyllin refuzimin e ushqimit në IEVP Peqin në datën 9 tetor 2020, duke pasuar me të njëjtin efekt edhe në disa institucione të tjera në datën 9 dhe 10 Tetor. Të dënuarve ju është mundësuar adresimi i shqetësimeve të tyre ligjore nëpërmjet përfaqësuesve të tyre ligjorë dhe organizmave monitoruese të të drejtave të njëriut.

Ndërkohë beht me dije se ka nisur hetimi për organizatorët e këtyre protestave, ndërsa dyshohet se mund të kenë ndikuar edhe faktorë të jashtëm.

Njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë:

Nisur nga situata e bërë edhe publike disa ditë më parë, lidhur me refuzimin e ushqimit në disa Institucione të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, bëjmë me dije se të gjitha strukturat e angazhuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje kanë pasur vëmendjen maksimale për sigurinë në institucione, respektimin e të drejtave dhe lirive të të dënuarve në respektim të ligjit si dhe sigurinë e jetës e shëndetit të tyre.

Pavarësisht pasqyrimit të bërë nga disa portale për një grevë masive në burgje, bëjmë me dije se kjo situatë ka qënë më së shumti në IEVP Peqin, pasi disa të dënuar në këtë institucion kanë refuzuar marrjen e ushqimit nga Institucioni duke paraqitur kërkesa të karakterit legjislativ për heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm, uljen e dënimeve, amnisti, etj. Shkaku kryesor i fillimit të saj është inicuar nga subjekte të Regjimit 41bis pavarësisht përhapjes së saj edhe në grup të dënuarish të tjerë në disa institucione të tjera.

Ekipi drejtues i ri i komanduar në IEVP Peqin, në bashkëpunim me ekipin e Drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, kanë arritur që të përmbyllin refuzimin e ushqimit në IEVP Peqin në datën 9 tetor 2020, duke pasuar me të njëjtin efekt edhe në disa institucione të tjera në datën 9 dhe 10 Tetor. Të dënuarve ju është mundësuar adresimi i shqetësimeve të tyre ligjore nëpërmjet përfaqësuesve të tyre ligjorë dhe organizmave monitoruese të të drejtave të njëriut.

Deri më sot situata paraqitet e normalizuar në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, pavarësisht kësaj situata po ndiqet me vëmëndje të shtuar nga të gjitha forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve së bashku me ekipet e përbashkëta të Ministrisë së Drejtësisë.

Në burgun e Peqinit nisi greva e urisë një ditë më parë, e cila u shtri edhe në institucione të tjera të vuajtjes së dënimit. Të burgosurit kërkuan heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm, uljen e dënimeve dhe amnisti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy