Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:05, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur "Virua".
Një automjet tip "Benz", me drejtues shtetasin G. M., 25 vjeç, banues në Memaliaj, është përplasur me një makinë tip "Ford", me drejtuese shtetasen J. B., 35 vjeçe, banuese në Përmet.
Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar të 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



