
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Krujës, ku një 64 vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:45, ku është gjetur i vetëvarur A.K, 64 vjeç.
Ende nuk dihen shkaqet që e çuan 64 vjeçarin drejt vetëvarjes, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 22.06.2020, rreth orës 07:45, në Krujë, është vetëvarur në banesën e tij shtetasi A.K., 64 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.



