I akuzuar për mashtrim me kriptomonedhat, shtyhet sërish seanca për biznesmenin turk

I akuzuar për mashtrim me kriptomonedhat, shtyhet sërish seanca për biznesmenin turk

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj biznesmenit turk Faruk Ozer, i cili akuzohet se ka fituar 2 miliardë dollarë nga mashtrimi me kriptomonedhat, ndërsa pritet vendim për ekstradimin e tij drejt Turqisë.

Avokati i Faruk Ozer, u shpreh se duhet të zhvillohet një proces i rregull gjyqësor ndaj tij dhe se nuk e kupton gjithë këtë ngutjes të gjykatës.

U parashtruan disa kërkesa procedurale nga ana ime, pati debate. Ne insistojmë që në ngarkim të shtetasit që unë përfaqësoj të zhvillohet një proces i rregullt gjyqësor. Nuk mundet që në seanca ekstradimi të ketë ngut. Nuk e kuptoj pse është tërë ky ngut nga ana e Gjykatës. Ne për këtë punë jemi këtu, të garantojmë interesat e ligjshme të shtetasve.

Turku u arrestua më 30 gusht të këtij viti teksa ishte duke pushuar në plazhin e Himarës. Shtetasi turk, themelues i një platforme online për këmbimin e kriptovalutave, Thodex, mbylli papritur aktivitetin, në prill të vitit të kaluar, pasi kishte grumbulluar një shumë prej 2 miliardë dollarësh nga 391 mijë investitorë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy