Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në aksin Fushë Milot-Lezhë, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.
Sipas burimeve, bëhet e ditur se si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur katër persona, mes të cilëve një fëmijë. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital, ndërsa mësohet se kanë marrë plagë të shumta në trup.
Shkaqet e aksidentit nuk janë ende të ditura, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë.



