I dënuar në Itali për trafik narkotikësh, kapet në Shkodër 53-vjeçari

I dënuar në Itali për trafik narkotikësh, kapet në Shkodër 53-vjeçari

Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Trushi”.

Burimet nga policia thanë se në pranga ra shtetasi Fran Malocaj, 53 vjeç, banues në Trush, Shkodër.

''Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit ne Ankona / Itali, në vitin 2018, e ka dënuar me 6 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Trafik narkotikësh, kryer në bashkëpunim". Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë, një sasi lënde narkotike të llojit kokainë'', njofton policia.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy