Transportonte 10 emigrantë me makinë, kapet në Sarandë (VIDEO)

Transportonte 10 emigrantë me makinë, kapet në Sarandë (VIDEO)

Operacioni policor i koduar “Border 4”, i zhvilluar nga Policia Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Frontex-in dhe Komisariatin e Policisë Sarandë, ka vënë në pranga një person i cili transportonte me makinë 10 emigrantë.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi B. S., 34 vjeç, banues në Kosovë.  

Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, në aksin rrugor Xarrë-Sarandë, teksa transportonte kundrejt fitimit, me 1 automjet tip “BMW”, 10 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.   

Automjeteti i përdorur nga ky shtetas për këtë veprimtari kriminale, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy