Elbasan/ Qëllohet me armë “BMW”-ja me targa të vjedhura, shoferi e braktis në vendngjarje (VIDEO)

Elbasan/ Qëllohet me armë “BMW”-ja me targa të vjedhura, shoferi e braktis në vendngjarje (VIDEO)

Një automjet në lëvizje në fshatin Paper të Elbasanit, është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa ftmirësisht nuk është shënuar asnjë i lënduar.

Sipas informacioneve të policisë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po kryen veprimet proceduriale për zbardhjen e ngjarjes.

Si pasojë e të shtënave ka patur vetëm xhama të thyer të mjetit. Policia ka ngritur postblloqe në të dyja anët e rrugës që lidh fshatin Papër me Elbasanin, pranë kryqëzimit të Cërrikut dhe po ushtron kontrolle ndaj të gjitha mjeteve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip BMË, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021.

Personat që kanë qenë në mjetin tip BMW, e kanë brakisur mjetin dhe janë larguar.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy