Po u fundosej gomonia nga moti i keq/ Policia shpëton pesë shtetas në Durrës

Po u fundosej gomonia nga moti i keq/ Policia shpëton pesë shtetas në Durrës

Një rrezikshmëri në det është shmangur falë ndërhyrjes në kohë të Policisë Detare në Durrës, e cila ka shpëtuar pesë shtetas që ndodheshin në rrezik për jetën, pasi gomonia me të cilën po lundronin po fundosej për shkak të motit të keq.

Ngjarja ndodhi në afërsi të Gjirit të Durrësit, ku efektivët e Njësisë Policore Detare, gjatë patrullimeve rutinë në hapësirën detare të qarkut, konstatuan një gomone në vështirësi, me pesë persona në bord që kërkonin ndihmë.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme me mjete lundruese, policia arriti të nxjerrë në breg qytetarët, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishin pësuar lëndime.

Policia Detare bën thirrje për qytetarët dhe turistët që frekuentojnë detin, që në rast vështirësish të kontaktojnë menjëherë strukturat përkatëse, duke garantuar një reagim të shpejtë, të sigurt dhe profesional.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy