Ish-prokurori Ervin Karanxha për thyerjen e sigurisë së Bankës Kombëtare Tregtare dhe klonimin e kartave të klientëve, kërkon që për veprime mbi limite të caktuara të njoftohet përdoruesi i kartës nga bana.
Nga studio e “MCN Live”, Karanxha shtoi se duhet të bllokohen kartat në mënyrë që dëmi të mos thellohet.
Do ishte mirë që kartat të kishin limit, nëse do shpenzohen mbi 50 mijë lekë të reja, njoftohet përdoruesi i kartës.
Të dhënat e kartës me mesazhe nuk duhen dhënë, numri personal nuk duhet të jepet. Duhet të bllokohen sa më shpejt kartat në mënyrë që dëmi të mos thellohet.



