Parandalohet ngjarja e rëndë në Dibër, kapet një person i armatosur dhe me benzinë me vete

Parandalohet ngjarja e rëndë në Dibër, kapet një person i armatosur dhe me benzinë me vete

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në Dibër, duke u vënë në pranga një person i armatosur dhe me benzinë me vete.

Strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe të Komisariatit të Policisë Dibër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që qarkullonte me automjet me targa të huaja dhe i armatosur, dhe dyshohej se do kryente një ngjarje të rëndë kriminale, menjëherë organizuan punën për parandalimin e ngjarjes dhe kapjen e personit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Inteligjenca” shërbimet operacionale dhe patrullat e Përgjithshme kanë ndaluar automjetin dyshuar tip “Benz”, me targa të huaja që drejtohej nga 20-vjeçari shtetasi Luiz Dikollari, banues në fshatin Brezhdan, Dibër.

Gjatë kontrollit brenda në automjet, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krehër e municion luftarak, dhe një bidon me lëndë djegëse benzinë dhe një palë doreza.

Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet intensive për të bërë zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të qëllimit që kishte 20-vjeçari, i cili u arrestua në flagrancë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy