Merr flakë karburanti në Kombinat, shkak një defekt në sistemin e gazit (VIDEO)

Merr flakë karburanti në Kombinat, shkak një defekt në sistemin e gazit (VIDEO)

Një defekt teknik në sistemin e gazit ka bërë që një karburant të shpërthejë në flakë pasditen e sotme në zonën e Kombinatit. Ngjarja ka ndodhur në orën 18:46 në rrugën “Llazi Miho”.

Sipas policisë, ka shpërthyer dhe ka marrë flakë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve dhe si pasojë ka veç dëme materiale.

Forca të shumta policie dhe disa zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, ku zjarrfikëset po bëjnë të mundur fikjen e plotë të zjarrit duke shmangur plotësisht rrezikun e përhapjes së tij.

Policia mori masa duke vendosur perimetrin e sigurisë e largimin e të gjithë qytetarëve nga perimetri i sigurisë, si dhe bllokimin e aksit rrugor duke i menaxhuar e drejtuar për në akse të tjera lëvizjeje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy