Himarë / E vrava krushkun se do më helmonte dhitë, dëshmia

Himarë / E vrava krushkun se do më helmonte dhitë, dëshmia

Krimi i paradites së të enjtes në Borsh të Himarës tronditi vendin, pasi 57- vjeçari Sokrat Xhuveli i hyri në shtëpi fqinjit të tij, të cilin e kishte dhe krushk duke e qëlluar për vdekje.

Hetem Brahimaj 79 vjeç, u qëllua për vdekje nga daja i nuses së djalit të tij.

Lidhur me motivet e krimit ishin hedhur dyshime të ndryshme, mirëpo dëshmia e bërë në polici nga Xhuveli ka zbardhur më shumë rreth ngjarjes.

Ai ka thënë se vjehrri i mbesës së tij, të cilin e kishte fqinj, ka tentuar të spërkasë rrushin me ilaç, për mos t’iu prishur.

Por Xhuveli ka debatuar me të, duke i thënë të ndalonte, se mund t’i helmoheshin dhitë, të cilat kullosnin aty pranë.

“E qëllova se do më helmoheshin dhitë, nga helmi që do përdorte për spërkatje”, tha Xhuveli para uniformave blu, duke shtuar se pavarësisht se i kishte kërkuar të ndalonte i moshuari e kishte fyer, çka kishte bërë që ai të shkonte në banesë, të merrte çiften dhe ta shkrepte drejt tij.  

Një tjetër pistë që po hetohet nga policia është ajo e debateve mes nuses së djalit të Brahimaj me të dhe mundësia që Xhuveli t’i ketë dalë në krahë pas konflikteve mes tyre.

Megjithatë lidhur me këtë pistë detajet janë të pakta, ndërkohë që 57- vjeçari ka shfaqur pendesë duke thënë se nuk donte që ta vriste, por vetëm ta trembte dhe se arma ishte shkrepur aksidentalisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy