
Një shpërthim i fuqishëm tritoli është shënuar në rrethimin e një banese në zonën e Matit.
Më konkretisht mëngjesin e sotëm, në njësinë administrative Komsi, dyshohet se pranë portës së murit rrethues të banesës së shtetasit R.H., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.



