Del nga rruga motori në Delvinë, humb jetën një person

Del nga rruga motori në Delvinë, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën në Delvinë, si pasojë e përplasjes së motorit me të cilin udhëtonte me barrierat e rrugës.

Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Skërficë-Fushë Vërri, gjatë lëvizjes së një grupi motoristësh, njëri prej motomjeteve që drejtohej nga shtetasi A. L., 53 vjeç, banues në Durrës, është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi A. L. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se 53-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy