Sarandë, e moshuara pëson atak sa hyn në det

Sarandë, e moshuara pëson atak sa hyn në det

Mëngjesin e sotëm një 74-vjeçare ka humbur ndjenjat dhe ka ndërruar jetë fill pasi ka rënë në kontakt me ujin e detit.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në plazhin e njohur me emrin “Çentrali” në Sarandë.

E moshura A. Blaca ka hyrë për t’u larë në det, por dëshmitarët thonë se është rrëzuar dhe ka humbur ndjenjat. Në ndihmë i ka ardhur menjëherë roja e plazhit. Pasi e ka nxjerrë në breg, gruaja është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku mësohet të ketë shkuar e vdekur.

Policia dyshon se e moshura ka pësuar atak kardiak, por pritet kryerja e autopsisë për të nxjerrë dhe shkakun e vdekjes së saj. / BW / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy