Transportonte 3 kg kokainë, arrestohet 46-vjeçari në Itali

Transportonte 3 kg kokainë, arrestohet 46-vjeçari në Itali

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 46-vjeçar shqiptar në Ponte Pattoli, pasi u kap me një sasi prej 3 kilogramë kokainë. Ajo që e çoi drejt prangave burrin që banonte në Toskanë, ishin manovrat e dyshimta me makinën e tij. Por jo vetëm kaq, kur policia e pyeti për punën që bënte dhe për çfarë qëllimi ndodhej në Umbria ai u shpreh se ishte “përfaqësues vere” dhe udhëtonte për punë.

Sidoqoftë, duke mos arritur të ekspozonte ndonjë paketim të verës që do të duhej të mbante, me një qëndrim gjithnjë e më nervoz, ai ndryshoi versionin, duke pretenduar se ishte në Umbria për të vizituar të dashurën e tij e cila, megjithatë, nuk e kujtoi dot se ku jetonte.

Në atë moment, karabinierët vendosën t’i nënshtronin subjektit një kërkim më të thelluar, duke vërejtur qese dhe copa celefoni. Në një ndarje të bagazhit dhe në një sirtar të zonës së pasagjerëve, u gjetën 3 pako, të mbështjella me celofan, të një lënde narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale mbi 3 kg, si dhe dy telefona celularë, material për prerjen dhe paketimin e substancës narkotike dhe shumën prej 830 euro, të ndara në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.

Menjëherë, shqiptari u arrestua ndërsa lënda narkotike, paratë dhe sendet e tjera iu nënshtruan sekuestrimit. I arrestuari, në fund të formaliteteve, u dërgua në burgun e Capanne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy