
Dy persona u arrestuan në Elbasan përdhunë në familje. Të arrestuarit janë një 40-vjeçar që ka dhunuar nënën dhe një 53-vjeçar që ka dhunuar bashkëshorten.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin F. Ç., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin L. Z., 53 vjeç, banues në Prrenjas, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.



