
Policia e Mallakastrës ka njoftuar se është arrestuar një shtetas që dyshohet për kultivimin e bimëve narkotike.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. Sh., 31 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në kubikë, në pronë publike, në vendin e quajtur “Dardhas”, Aranitas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.



