Një 36-vjeçar humbi jetën sot në Pogradec.
Viktima, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, punonte në një subjekt privat të licencuar për prodhimin e drurit.
Ai ka shkuar ditën e sotme për të ngarkuar trupa druri në zonën e fshatit Kurtesh të Kolonjës, ndërsa një trup druri i është shkëputur duke e zënë poshtë.
36-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Nga ana e grupit hetimor po kryhen veprimet lidhur me rastin.



