Akuza për ngacmim seksual ndaj nxënëseve/ Arrest me burg për mësuesin që u dhunua

Akuza për ngacmim seksual ndaj nxënëseve/ Arrest me burg për mësuesin që u dhunua

Gjykata e Faktit në Gjirokastër ka vendosur masën e arrestit 40 ditor në ngarkim të Kleanthi Laçit i akuzuar për ngacmim seksual ndaj të miturave.

Gjykatësja Suela Dashi është njohur me ngjarjen përmes prokurores Edlira Manelli e cila nga ana e saj ka kërkuar burg pa afat për mësuesin e edukimit fizik në shkollën 9-vjeçare "Avni Rustemi" në qytetin e Tepelenës.

Nga ana e tij mësuesi ka mohuar te ketë ngacmuar seksualisht nxënëset e tij.

Pas paraqitjes së provave, gjykatësja Suela Dashi ka dhënë vendimin me 40 ditë paraburgim ndaj Kleanthi Laçit i cili këtë dënim do ta vuajë fill pasi të dalë nga spitali rajonal i Gjirokastrës nga ku dhe kurohet pas dhunës se ushtruar ndaj tij të dielën e kaluar prej vëllait të njërës prej minoreneve të pretenduara se është ngacmuar seksualisht nga ana e mësuesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy