“Për “Eskobarin e Ballkanit” ka ndërhyrë DEA, dyshohet për grup të fuqishëm, të shtrirë në Europë”

“Për “Eskobarin e Ballkanit” ka ndërhyrë DEA, dyshohet për grup të fuqishëm, të shtrirë në Europë”

Klemend Balili është bërë çështe e ditës, pasi edhe politika edhe media është fokusuar e gjitha ku fshihet një nga njerëzit më të kërkuar të momentit. Duke folur për “Eskobarin i Ballkanit” në emisionin “Opinion” gazetari Artan Hoxha ka thënë se për këtë çështje ka ndërhyrë edhe DEA amerikane, që sipas gazetarit nuk ndërhynë për çështje të hashashit, por merret me hetime për drogat e forta. Ajo është bërë pjesë e hetimeve për Balilin pasi dyshohet se ai është pjesë e një organizate të fuqishme të trafikimit të drogës, të shtrirë mes Shqipërisë dhe Greqisë shkruan opinion.al

“Në muajin shkurt, policia greke dhe shërbimet e DEA-së në Athinë kanë bërë një takim ku ka qënë e pranishme edhe Policia Shqiptare, dhe ata ju kanë bërë të ditur se kërkojnë bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare, për të luftuar një grup ndërkombëtarë të lëndëve narkotike. DEA-amerikane është futur sepse në 17 prill të vitit 2015 është kapur një shtetas britanik i cili transportonte 23 kg kokainë, duke e futur në qytetin britanik në Londër, dhe rezultonte që ai po e bënte këtë për llogari të këtij grupi.

Sepse kemi të bëjnë me një grup të strukturuar, të fuqishëm, i shtrirë mirë në disa vende të Evropës qendrore, por e ka bazën në Shqipëri dhe Greqi”, është shprehur Artan Hoxha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy