Një çështje penale e dërguar në Gjykatën e Lartë nga Prokurori i Apelit për rivendosjen e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj një shtetasi është bërë shkas për marrjen e një vendimi të ndërmjetëm të kësaj gjykatë për rishikimin e praktikës gjyqësore për masat e sigurimit personal.
Sipas vendimi të ndërmjetëm të Gjykatës së Lartë jo në çdo rast rrezikshmëria e personit duhet të çoj në masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Avokati Alban Duraj, e sheh si nismë të nxitur politikisht, rishikimin e vendimit unifikues të “Arrestit me burg”.
Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se këto shqetësime janë ngritur prej kohësh se pse merren masa ekstreme pa pasur prova në dosje.
Është një iniciativë e nxitur politikisht, të gjithë apo mazhoranca e cila cenohet drejtpërdrejtë. Retorika e Kryeministrit ka qenë në mbrojtje të anëtarëve të kabinetit se qeveria po heton kabinetin e tij apo lidhjet e drejtorëve të caktuar që vareshin nga Kryeministri.
Kryetari i Gjykatës së Lartë ka qenë aty prej gjashtë vitesh, ndërsa ne këto shqetësime i kemi ngritur prej kohësh se pse merren masa ekstreme pa pasur prova në dosje, ndërkohë që qytetarët hetoheshin me masë shtrënguese, ndërsa prokuroria mundohej të mblidhte prova dhe t’i çonte në gjyq.
Nga njëra anë është gjë pozitive se do fitojnë qytetarët, ndërsa kjo është ngritur për interesa të politikës, se zoti Rama tashmë e ka ndjerë lagështinë.



