Një ngjarje rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Debatet dhe sherri që ka pasur me familjen për arsye të dobëta, për pak mund të kishin rezultuar fatale për një 19 vjeçare nga Tirana.
Sipas poplicisë s% kryeqytetit mësohet se 19 vjeçarja me iniciale E.Z ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë një sasi të konsiderueshme medikamentesh.
Por fatmirësisht kanë ndërhyrë të afërmit e saj që kanë njoftuar ambulancën. Ajo është shtruar në spital, dhe mësohet se është në gjendje të rëndë.
Nga hetimet ka rezultuar se e reja ka pasur debate në familje dhe në kushte të rënduara ka tentuar vetëvrasjen.



