Shiste kanabis në afërsi të shkollave, procedohet penalisht 18-vjeçari

Shiste kanabis në afërsi të shkollave, procedohet penalisht 18-vjeçari

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.     

Shiste doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në afërsi të shkollave të qytetit, procedohet penalisht 18-vjeçari.  

Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike dhe celulari i 18-vjeçarit.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, me fokus mjediset e frekuentuara nga të rinjtë, kontrolle të kryera në kuadër të megaoperacionit "Tempulli", specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, konstatuan dhe goditën një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. D., 18 vjeç, banues në Tepelenë.

Nga kontrolli fizik, 18-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në disa doza, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave të qytetit të Tepelenës. Dozat u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale, së bashku me celularin e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy