Elbasan/ Betonierja del nga rruga pas defektit teknik, plagoset drejtuesi

Elbasan/ Betonierja del nga rruga pas defektit teknik, plagoset drejtuesi

Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fush bull, ku betonierja e një firme ndërtimi, që drejtohej nga shtetasi Th. Zh., rreth 60 vjeç, dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi Th. Zh., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore ku raportohet se ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të betonieres.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy