Tre persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBB), pas një hetimi disa-mujor mbi futjen e lëndëve narkotike në IEVP Elbasan.
Në pranga kanë rënë Ndriçim Kroi, punonjës policie në IEVP Elbasan, Esmeralda Komici, familjare e një të paraburgosuri, si dhe Gerald Stamolla, i paraburgosur në këtë institucion.
Sipas SHKBB, hetimi i zhvilluar me metoda speciale nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan zbuloi një skemë bashkëpunimi për futjen e drogës në ambientet e burgut me qëllim përfitimin financiar.



