Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Vlorë/ Goditet një efektiv, katër persona shoqërohen në polici (VIDEO)

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Vlorë/ Goditet një efektiv, katër persona shoqërohen në polici (VIDEO)

Pak minuta më parë, drejtori i IMT-së, një inspektor, si dhe efektivë të rendit në Vlorë janë përfshirë në një incident. 

 

Shkak ka qenë një aksion i përbashkët i Policisë Bashkiake dhe IMT-së për lirimin e hapësirave publike.

 

Katër qytetarë, të cilët kundërshtonin ndërhyrjen e autoriteteve në biznese, janë përplasur me drejtorin e IMT-së dhe inspektorin.

 

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Vlorës, ku pas konstatimit të sherrit, efektivët e qarkullimit rrugor ndërhynë për ta shuar atë. 

 

Gjatë ndërhyrjes, një nga efektivët është goditur me grushte nga disa persona. Bëhet me dije se efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar në ajër për të shpërndarë personat. 

 

Më pas janë njoftuar forcat “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar personat e përfshirë në sherr.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy