Zona e Ravenës në Karaburun po digjet. Zjarri ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Janë rreth tetë vatra të shtrira në sipërfaqe të gjera, duke rrezikuar bimësi, por edhe kafshët që jetojnë aty.
Dyshimet janë që zjarri të jetë vënë qëllimisht nga barinjtë e zonës.
Mësohet se forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.



