Makina përplaset me motoçikletën, humb jetën 55-vjeçari në Durrës

Makina përplaset me motoçikletën, humb jetën 55-vjeçari në Durrës

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në Shënvlash, ku një mjet tip Opel është përplasur me një motoçikletë tip Piagio. Nga aksidenti ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës D. M. 55 vjeç, ndërsa është shoqëruar drejtuesi i makinës K. M, 28 vjeç.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 13.07.2017, rreth orës 17:40, në Shënvlash Durrës, shtetasi K. M. , 28 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip Opel është përplasur me motoçikletën tip Piagio, pa targa me drejtues shtetasin D. M. 55 vjeç, banues në Durrës.

Fatkeqësisht drejtuesi i motorçikletës ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy