Situata me zjarret/ Mbrojtja Civile: Dy vatra ende aktive nga 28 të raportuara

Situata me zjarret/ Mbrojtja Civile: Dy vatra ende aktive nga 28 të raportuara

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile raportoi situatën e zjarreve në nivel vendi gjatë 24 orëve të fundit. Sipas raportimit, janë regjistruar 28 vatra zjarri, nga të cilat 2 janë ende aktive.

Vatrat e zjarrit janë evidentuar në disa bashki të vendit, përfshirë Elbasanin, Durrësin, Vlorën, Finiqin, Selenicën, Himarën, Delvinën, Skraparin, Shkodrën, Vaut të Dejës, Malësinë e Madhe, Tiranën, Kavajën, Korçën dhe Lezhën.

Aktualisht, vatrat që mbeten aktive janë në vendgrumbullimin e mbetjeve në bashkinë e Elbasanit. Sipas informacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes, situata në këtë zonë u rëndua gjatë orëve të vona të mbrëmjes. Për të shpërndarë punën dhe për të izoluar zjarrin, u dërguan në vendngjarje 6 mjete të rënda, 5 fadroma dhe 1 eskavator nga bashkia e Elbasanit, si dhe 7 mjete të rënda të subjekteve private. 

Këto mjete punuan gjatë gjithë natës, por deri tani nuk kanë mundur ta kontrollojnë dhe të izolojnë zjarrin në landfill.

Ndërkohë ditën e sotme në terren ndodhen 3 automjete zjarrfikëse me 15 efektivë të bashkisë Elbasan, 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë dhe 1 traktor me zinxhirë nga Forcat e Armatosura dhe po shkojnë edhe 3 automjete zjarrfikëse nga bashkitë e tjera.

Zjarri vijon ende aktiv edhe në fshatin Grazhdan të bashkisë Finiq, ndërsa flakët janë përhapur edhe në fshatin Malçan në një zonë me pisha. 

Mbrojtja Civile dhe autoritetet e tjera vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen për menaxhimin e situatës.

Në njoftim thuhet se sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”. 

Ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy