Lirohet pas 10 orësh Mirela, vajza që leu me salcë ministren Nikolla

Lirohet pas 10 orësh Mirela, vajza që leu me salcë ministren Nikolla

Pas më shumë se 10 orësh në ambientet e komisariatit numër 1, aktivistja që leu me salcë ministren e arsimit Lindita Nikolla është liruar.

Në mbështetje të aktivistes kanë qëndruar para komisariatit dhjetëra aktivistë, pedagogë, studentë e qytetarë të cilët kanë kërkuar lirimin e saj, pasi sipas tyre ndalimi është i padrejtë. 

Në ditën ndërkombëtare të studentëve, aktivistja Mirela Ruko i hodhi salcë të kuqe në kokë ministres Lindita Nikolla, në shenjë proteste ndaj reformës në arsimin e lartë duke kërkuar dorëheqjen e saj. 

‘Pak momente më parë, pas mbajtjes së padrejtë për më tepër se 10 orë në ambientet e komisariatit nr.1, dhe po kaq orë qëndresë nga studentë, aktivistë e qytetarë, më në fund aktivistja Mirela Ruko u lirua. Ju falënderojmë të gjithëve për mbështetjen dhe solidaritetin! Rezistenca do të vazhdojë, edhe më e fortë! Pushtetarët nuk kanë parë gjë akoma! Për Universitetin, Për Shoqërinë!’- thuhet në faqen e lëvizjes ‘Për Universitetin’ në Facebook.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy