Shkodër, plagoset 25-vjeçari, u qëllua 4 herë me pistoletë

Shkodër, plagoset 25-vjeçari, u qëllua 4 herë me pistoletë

Një 25-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së martës në lagjen “Ahmet Haxhija” në Shkodër.  Elfat Saliu ka qenë duke hyrë brenda banesës së tij në zonën e udhakryqit, kur u qellua me 4 plumba nga persona ende të paidentifikuar.

Njëri prej plumbave e preku të riun në këmbe duke e lënë të plagosur. Kanë qenë fqinjet që kanë dëgjuar të shtënat dhe pare Saliun të shtrirë përtokë, të cilët njoftuan policinë.

25-vjeçari u dërgua në spitalin rajonal dhe pas ndërhyrjes së bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja armë zjarri tip pistoletë. Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar dhe vendosjen para përgjegjësisë penale. Për identifikimin e autorëve pritet të ndihmojë edhe dëshmia  e vetë të plagosurit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy