<p>Dy reperat Noizy dhe Stresi janë shpallur në kërkim nga policia e Kosovës. Disa orë pasi njoftoi se po kërkohej Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy, policia e Kosovës njoftoi se në kërkim është shpallur edhe Arkimed Lushaj, ndryshe Stresi.</p> <p>Dy këngëtarët janë përfshirë në sherrin e rëndë që ndodhi në një diskotekë në Pejë para pak ditësh.</p> <p>Stresi, sipas policisë dyshohet për “ndihmë” në kryerjen e veprës penale “lëndim i rëndë trupor”.</p> <p>“Personi i kërkuar është: Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 në Bajram Curr- Shqipëri. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: ‘Ndihma’ në kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.</p>



