
Një 28-vjeçar është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Siç bëhet me dije ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti në zonën e “Kinostudios”, ku Majro Majollari është qëlluar me tre plumba në kokë.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa janë ngritur edhe postblloqe rrugët kryesore në Tiranë për arrestimin e autorëve.
"Rreth ores 20.25 në një rrugicë që lidhet me rrugën "Aleksander Moisiu" është vrarë me arme zjarri, dyshohet pistoletë, shtetasi Majro Majollari, 28 vjeç", thotë policia.
Grupi hetimor ka mberritur ne vendngjarje dhe po sekuestron e grumbullon çdo prove per te identifikuar dhe perballur me drejtesine autoret e krimit.
Forca te shumta policie kane ngritur pika kontrolli ne zone, si dhe ne te gjitha rruget lidhese me vendin e ngjarjes.
Ndërkohë policia ka shoqeruar disa shtetasve qe mund te ndihmojne me deshmite e tyre per zbardhjen e rrethanave te vrasjes.
Blutë e kryeqytetit po verifikojnë edhe ndonjë problem personal të viktimes pasi mendohet se eshte hakmarrje, por deri tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.



