
Në kuadër të kontrolleve të territorit, të realizuara me dron, të cilat kanë si qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Tepelenë ka evidentuar një rast të ri.
Si rezultat i hetimeve, u arrestuan shtetasit M. C., 64 vjeç, dhe E. C., 35 vjeç, babë e bir, të cilët dyshohet se kishin kultivuar 194 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa pranë banesës së tyre, në fshatin Mezhgoran.
Kontrollet në terren vijojnë, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për hetime të mëtejshme.



