
Nisin zyrtarisht punën ditën e sotme 28 hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Hetuesit kaluan një sërë testesh si testi i logjikës së arsyetimit, testit fizik, hartimi i esesë, intervista e strukturuar dhe verifikimi i figurës.
Testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, caktuar nga misionet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Shqipëri.
OPGJ e rinj gjithashtu u trajnuan nga DIA italiane për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Ata janë shpërndarë në rrethe, ndërsa BKH pritet të plotësohet gjithsej me 60 hetues.
Trajnimi e caktuara për 28 hetuesit e Byrosë, kanë përfunduar më 6 gusht.
BKH do t’i asistojë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).



