Shpërndanin kanabis në doza në Durrës, një në pranga, një tjetër nën hetim

Shpërndanin kanabis në doza në Durrës, një në pranga, një tjetër nën hetim

Goditen dy raste të shitjes në doza të lëndës narkotike kanabis sativa në Durrëës duke vënë në pranga një person dhe nën hetim një tjetër.

Shërbimet e Policisë së Durrësit, si rezultat i intesifikimit të kontrolleve në të gjithë qarkun, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të shitjes në doza, të lëndës narkotike kanabis. Për këto raste u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 20 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 12, Durrës.

Nga kontrollet e ushtruara, në banesën e 20-vjeçarit u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, me qëllim shitjen, ndërsa shtetasi M. M., u kap teksa mbante me vete disa doza të po kësaj lënde.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy